Futboll Premier League Sport

DEL NË SHITJE YLLI I “DJAJVE TË KUQ”/ E ardhjmja e Lukakut drejt Serisë A tek…

Manchester United ka vendosur ta nxjerrë në merakto sulmuesin Romelu Lukaku, i cili është i hapur për eksperienca të reja, duke parë vështirësitë e tij me “Djajtë e Kuq”.

Ka qenë agjenti i lojtarit, Federico Pastorello që para pak muajsh deklaroi në mediet belgu se e ardhmja e Lukaku është e hapur.

Për belgun deri tani ka shfaqur interes Interi, PSG dhe Bayern Munich.

Gjithsesi agjenti italian ka thënë se një lëvizje drejt Serie A pëlqehet më shumë nga Lukaku, i cili ka dëshirë të provojë eksperienca dhe futboll të ndryshëm.

Më e fortë bëhet kjo hipotezë, pasi emri i Antonio Conte lidhet me Interin dhe Juventusin, për të marrë drejtimin në fund të këtij sezoni. Sulmuesi dhe trajneri kanë një lidhje të veçantë mes tyre që kur Conte drejtonte tek Chelsea dhe e kërkoi në skuadër belgun, por United e bleu për 75 milionë paund nga Everton asokohe.

Lukaku është në listën e lojtarëve që trajneri Solskjaer do të largojë me idenë për të rindërtuar një skuadër të re, me idetë e tij.

Related posts

LIVERPOOL-WOLVES/ Klopp synon të thellojë diferencën me ndjekësit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Inter-Lecce. Rezultati 4-0

Delo.autor

ZBULON LOJTARIN FAVORIT/ Gullit: Do të ishte bukur nëse do “Topin e Artë” do ta fitonte…

Delo.autor

Leave a Comment