Futboll Premier League Sport

DEKLARATA PAS FITORES NDAJ CARDIFF/ Klopp: Djemtë u treguan të jashtëzakonshëm, mënyra si…

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka komentuar fitoren 2-0 të marrë në fushën e Cardiff-it.

“Mund të kishte qenë një lëkurë bananeje për në, mund të kishim rrëshqitur dhe e dinim. Djemtë u treguan të jashtëzakonshëm”, ka thënë gjermani për “BBC”.

“Ndryshimi i kohës i bëri gjërat më të vështira. E dinim se duhej të tregoheshim të duruar dhe t’i bënim gjërat në mënyrën e duhur. Fusha ishte shumë e thatë dhe nuk ishte e lehtë të bëheshin pasimet”.

“Mënyra si i kemi shënuar golat ka qenë e mrekullueshme. Nuk ka dyshime për penalltinë, sepse ai e mbajti lojtarin tonë për pesë ose gjashtë minuta”.

“Presioni? Unë flas për vete dhe nuk e kam ndier. Ne duhet t’i bëjmë gjërat siç dimë, nuk mund të ndryshojmë. Mentaliteti i lojtarëve është i jashtëzakonshëm. Është një sezon i vështirë, por edhe pozitiv për ne”, ka përfunduar Klopp.

Related posts

Simeone: Treguam se jemi më mirë se PSG dhe Juventus

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Milani e nis ditën fuqishëm, ZYRTARIZOHET mesfushori i njohur (VIDEO)

F.autor

PAS HUMBJES NË “CARABAO CUP”/ Sarri zhduk “bishën” brenda tij, ja deklarata

Delo.autor

Leave a Comment