Futboll Seria A Sport

ZBULON PRAPASKENËN E BUJSHME/ Gazetari italian “thumbon”: CR7 pas eliminimit ishte “i tërbuar”…

Maurizio Pistocchi është një nga gazetarët më thumbues në Itali, por që shpesh lëshon bomba në blogun e tij. Këtë herë, gjithça lidhet me Juventusin dhe eliminimin në Champions League. Ai ka zbuluar një prapaskenë të bujshme pas ndeshjes së humbur me Ajax në Torino:

“Do t’iu them një bombë që më vjen nga Torino dhe nga njerëz të besueshëm. Cristiano Ronaldo pas eliminimit ishte i tërbuar. Aq sa ka takuar menjëherë presidentin Andrea Agnelli dhe i ka bërë emrin e Carlo Ancelottit si trajner për sezonin tjetër”.

Kjo do të thotë se, nëse fjalët e gazetarit janë të vërteta, atëherë trajneri aktual është thuajse i larguar në fund të këtij sezoni, nga i cili nuk ka se çfarë kërkohet më shumë.

Por, pse Ancelotti? Sipas Ronaldo, Carletto do të ishte i duhuri për të mbajtur grupin dhe për t’i dhënë pak “futboll” bardhezinjve, që këto vitet e fundit me thërrime ka bërë super paraqitje.

Related posts

E BUJSHME/ Pas BOATENG dhe BERNAT, PSG nis sulmin për një tjetër bavarez

Isa.Autor

Emre Can: Kërkon rritje page ose ndryshe largohet nga Liverpool

Sadik.Autor

LISTA E GOLASHËNUESVE MË TË MIRË TË TË GJITHA KOHRAVE/ Çuditërisht në krye nuk është Pele

Isa.Autor

Leave a Comment