Futboll Seria A Sport

NEYMAR “FLUTURON” DREJT TORINOS/ Tifozët e Juventusit nisin të ëndërrojnë, ja arsyeja e udhëtimit

Pas blerjes së Cristiano Ronaldos, verën e kaluar, çdo ëndërr tani është legjitime për tifozët e Juventusit. Prandaj, ardhja e Neymar në Torino ishte e mjaftueshme për të “fluturuar pa krahë”. Në fakt, arsyeja e këtij udhëtimi të Neymar, sipas “La Gazzetta dello Sport”, nuk kishte të bënte me ndonjë transferim misterioz të brazilianit te Juventusi, por me pjesëmarrjen në festën e shokut dhe bashkatdhetarit, Douglas Costa.

Nga ana tjetër, më 5 shkurt, Douglas Costa e pa veten në telashe, sepse fluturoi për në Paris vetëm për të qenë në ditëlindjen e Neymar. E gjitha kjo ndodhi pas një aksidenti të keq, që kishte bërë në autostradë. Ky ishte një episod, që e irritoi Juventusin pa masë. Nëse sezoni i “Zonjës së Vjetër” është praktikisht i mbyllur, sepse titullin në Serie A e siguroi matematikisht fundjavën e kaluar, PSG do të luajë të shtunën finalen e Kupës së Francës kundër Rennes.

Neymar, i cili u kthye në fushat e blerta pas një mungese të gjatë, si rezultat i dëmtimit në këmbë, do të qëndrojë në Torino deri në mbrëmje. Më pas do të kthehet menjëherë në Paris, për të qenë në dispozicion të finales së planifikuar për nesër, në orën 21:00.

Related posts

“ÇFARË KANË FITUAR POCHETTINO DHE KLOPP?” Mourinho i provokon të gjithë: Koha tregoi i kujt ishte faji…

Delo.autor

DALIN PAMJET/ Festa e çmendur e Chelsea në dhomat e zhveshjes pas fitores së Champions League

F.autor

Sabjen Lilajt: Kam folur me Agollin dhe Telin para se të firmosja, ja pse ika nga Skënderbeu

Sadik.Autor

Leave a Comment