Futboll Seria A

Gattuso pas fitores ndaj Lazio-s: Goli i Cutrone-s duhet të ishte anuluar

Gennaro Gattuso pranon se goli Patrick Cutrone-s duhet të ishte anuluar, por ka përgëzuar paraqitjen e përgjithshme të Milan ndaj Lazio-s.

“Jemi të lumtur pasi mposhtëm një skuadër të madhe. Falënderoj djemtë për paraqitjen e mrekullueshme ditën e sotme,” shprehet trajneri për Mediaset Premiu dhe Sky Sport Italia.

Rezultati 2-1 u arrit me golat e Cutrone dhe Jack Bonaventura, por përsëritjet tregojnë se goli i Cutrone-s duhet të ishte anuluar pasi duket qartë se e ka prekur topin me krah.

“Të jem i sinqertë, në fillim mendova se topi është goditur me kokë. Por kur e shoh përsëritjen nga një kënd tjetër, duhet të them se goli duhet të ishte anuluar. Por nuk ka kuptim të flitet për një incident. Kishim shumë mundësi të tjera.”

Kjo është hera e parë pas dy viteve që Milan fiton tri ndeshje radhazi.

“Duhet të vazhdojmë ta marrim nga ndeshja në ndeshje. Klubi shpenzoi shumë para për të krijuar një skuadër kompetitive, kishte shumë vështirësi, por tani jemi në formë të mirë psikologjikisht.”

Related posts

Andrea Petagna/ Ish-lojtari i Milanit shfaqet i lumtur në krah të Michelly Sander!

Sadik.Autor

BARAZIM PA GOLA NË GJIROKASTËR/ Luftëtari dhe Kukës ndajnë pikët

Delo.autor

E KRAHASONIN ME KAKAN/ Pjaca NUK po bind në Firence, drejtuesit gati ta rikthejnë te…

Isa.Autor

Leave a Comment