Futboll Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Legjenda e Barcelonës konfirmon tërheqjen nga futbolli

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez ka konfirmuar se në fund të sezonit do t’i japë fund karrierës në futbollin profesionist.

Mesfushori spanjoll për momentin po luan tek ekipi Al Sadd, pasi në vitin 2015 ai u largua nga Barcelona për të vijuar një aventurë në Katar.

39-vjeçari beson që karrierës së tij i ka ardhur fundi duke i varur “këpucët në gozhdë”, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.

“Ky është sezoni im i fundit si lojtar, por unë po shikoj se çfarë po përgatit e ardhmja për mua si trajner”, u shprehë Xavi.

“Filozofia ime e të trajnuarit do të jetë si ajo e Johan Krojf, mënyra që jemi stërvitur në akademinë e Barcelonës ‘La Masi’ ”, u shprehë ai.

Spanjolli ka kohë që ka shprehur dëshirën e tij që në të ardhmen të bëhet trajner i Barcelonës.

Related posts

U SHPALL KAMPION BOTE PËR HERË TË SHTATË/ Hamilton: Ky do të jetë momenti kur do të tërhiqem nga Formula 1

Delo.autor

William Bianda mbërrin në Romë, firmos një kontratë…

Sadik.Autor

Ciro Immobile i marrosur pas Jessicas, e tepron pak me dorën…(FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment