Futboll Sport

DISFATA SHOKUESE NË “CAMP NOU”/ Klopp rrezikon të mbetet “duarbosh” nëse…

Ishte ndeshja që pritej më shumë, një sfidë e luftuar nga dy skuadra të jashtëzakonshme dhe në fund Barcelona-Liverpool është mbyllur 3-0 për zotët e shtëpisë. Goli i munguar në transfertë e bën akoma më të komplikuar situatën për anglezët, që duhet të fitojnë 4-0 7 majin e ardhshëm në “Anfield” për të siguruar finalen e Champions League.

Humbja e pësuar në finalen e vitit të kaluar nuk është harruar akoma dhe një eliminim i mundshëm në gjysmëfinalet e këtij edicioni mund të mos pritet shumë mirë nga tifozët e Liverpool-it. Edhe në kampionat, pas një dueli që ka zgjatur gjithë vitin, Manchester City i Guardiola-s ka një pikë avantazh. Pas një sezoni, që mbetet i jashtëzakonshëm, Klopp rrezikon të mbetet duarbosh dhe të jetë i detyruar të shkojë në mërgim.

Më 8 tetorin e 2015-ës, dita e prezantimit të tij si trajner i Liverpool, ai u ka kërkuar tifozëve të tregoheshin të duruar edhe për pak: “Ju lutem, na jepni kohë të punojmë. Kur të ulem në stolin e Liverpool-it për katër vite, besoj se do të mund të fitojmë një kampionat. Përndryshe, ndoshta, do të fitoj atë pasuesin në Zvicër”.

Ka mundësi që Klopp ta mbyllë edhe këtë sezon pa asnjë trofe, por trajneri gjerman nuk duhet të dorëzohet: skuadra e tij ka dy ndeshje të lehta në dy javët e fundit ta kampionatit. “Të Kuqtë” do të përballen me Newcastle-in e ish-trajnerit të tyre, Rafa Benitez, në javën e 37-të. Bardhezinjtë e kanë siguruar mbijetesën dhe nuk luajnë më për asnjë objektiv.

Në javën e fundit e ka radhën Wolves, që është jashtë garës për një vend në Europë. Manchester City, nga ana tjetër, ka një përballje të vështirë me Leicester-in e Brendan Rodgers. Iirlandezoveriori nuk është vetëm pronari i shtëpisë ku qëndron Klopp, por edhe ish-trajneri i Liverpool-it dhe, ku i dihet, ndoshta do t’i bëjë një nder ish-ekipit të tij.

Në fund, do të kishte edhe diçka për të fituar: muaj të tjerë qiraje të paguara nga Klopp, i cili nuk do të ishte më i detyruar të mërgonte në Zvicër.

Related posts

I MAGJEPSUR NGA BLERJA E RE/ Trajneri Pioli: Është një lojtar shumë cilësor, do të na japë një ndihmë të madhe

Delo.autor

THUAJSE AFËR/ Barcelona një “RRJETË” LART ARRITJES së 6000 golave

Sadik.Autor

LIVE/ Kukësi-Vllaznia. Ka startuar sfida në “Elbasan Arena”

Delo.autor

Leave a Comment