Futboll Sport

“Vrasësi” i Interit dhe ëndrrës së Fenomenit sot “luan”… në poltron!

E mbani mend Karel Poborskyn? Pikërisht ai, “vrasësi” i ëndrrave të Interit më 5 maj 2002, plot 17 vite më parë, kur do të shënonte dy gola në përmbysjen e ccmendur të Lazios 4-2 dhe kur futbollistët zikaltër luteshin që të mos u prishej ëndrra (sipas rrëfimeve në fushë në atë kohë).

“Fenomeni” Ronaldo që u ul në stol dhe qante me dënesë, apo edhe Massimo Moratti që ndizte një cigare. Kanë kaluar plot 17 vite nga ai moment i hidhur i historisë zikaltër, por titullin Juventusi ia ka borxh pikërisht Poborskit, Simone Inzaghit dhe Simeones.

 

Nëse Simeone drejton Atleticon dhe Inzaghi Lazion, ku ka përfunduar Poborsky? Sot është president i ekipit të ligës së dytë çeke, Ceske Budejovice, por që sezonin tjetër do ta shohim në elitë sërish.

Related posts

NJË DRITË SHPRESE NË FUND TË TUNELIT/ Java e fundit e Serie A përcakton fatin e Milanit dhe të…

Delo.autor

VENDOS TË LARGOHET NGA SASUOLO/ Boateng surprizon me klubin e ri: Mezi po pres që të luaj për…

Delo.autor

PRANON KAOSIN TEK BARCELONA/ Mesfushori Vidal: Takimi Setién-Messi e ndryshoi situatën

Delo.autor

Leave a Comment