Futboll Kombëtarja Sport

KA SHËLQYER NË KAMPIONAT/ Një shqiptar shpallet lojtari më i mirë i muajit tek skuadra franceze

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, është shpallur lojtari më i mirë i muajit mars te Reims.

24-vjeçari ka shkëlqyer në këtë periudhë në kampionatin francez, ku nuk iu desh shumë kohë për t’u përshtatur.

Që nga muaji janar, kur iu bashkua Reimsit nga Heerenveni në Holandë, Zeneli është aktivizuar në 13 ndeshje dhe e ka gjetur rrugën e rrjetës në Ligue 1 në 2 sfida, ndaj Dijon dhe Montpellier, të dyja të zhvilluara në transfertë.

Related posts

“DUHET TË JEMI TË GUXIMSHËM”/ Me shumë DËSHIRË dhe të INATOSUR, Kloop tregon si mposhtet City

F.autor

LIVE/ Premier League: Po luhet ndeshja Liverpool-Arsenal. Rezultati 3-1

Delo.autor

EREDIVISIE/ Van Persie gol dhe të kuq, Feyenordi mposht Vitessen, ndalet Alkmaar

Isa.Autor

Leave a Comment