Champions League Futboll Sport

NDESHJA E KTHIMIT NË “ANFIELD”/ Pako Ayestaran lëshon batutën: Mënyra e vetme për ta ndalur Messin është…

Barcelona do të luajë mbrëmjen e sotme në “Anfield Road” ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Championsit kundër Liverpoolit.

Të gjithë sytë i kanë te Lionel Messi, ku anglezët duhet ta ndalin medoemos, jo siç bënë në “Camp Nou”, ku argjentinasi shënoi 2 gola në fitoren 3-0.

Pako Ayestaran, i cili ka qenë ndihmës i Rafa Benitezit, në formë humori tregon si mund të ndalet ylli i Barcelonës. “Mënyra e vetme për ta ndalur Messin është që ai të mos jetë në fushë fare. Me apo pa top, ai gjithmonë i gjen hapësirat e duhura. Ai është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve”, theksoi ai.

Related posts

MUNDI I VETËM REALIN/ Ja se si 10 vite më parë i gjithë Madridi duartrokiste Del Pieron (VIDEO)

Isa.Autor

Fitoi çmimin e shokëve të ekipit, Salah: U riktheva prej Çelsit, Liverpuli e mund Realin

Sadik.Autor

Guardiola me sytë nga mesfushori 18-vjeçar i Lille-s

Q.Autor

Leave a Comment