Futboll Sport

FITOI GJITHÇKA ME BARCELONËN E SITIN/ Yaya Toure tërhiqet nga futbolli

Viti 2018 ishte viti kur shumë futbollistë vendosën t’iu jepnin lamtumirën futbollit të luajtur dhe mesa duket, edhe 2019 do të jetë një vit i tillë.

Largimi nga futbolli ka nisur ende pa hyrë në muajt e verës dhe ka qenë një tjetër legjendë që sot ka konfirmuar largimin e tij.

Jaja Ture nga sot, do të varë këpucët në gozhdë duke qenë se i jep fund futbollit të luajtur pas një karriere të jashtëzakonshme ku me Barcelonën dhe me Mançester Sitin, ka arritur të fitojë gjithçka.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë që së fundmi po luante në kampionatin grek me Olimpiakosin, tërhiqet në moshën 35-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat vetë menaxheri i futbollistit i cili shprehet se Ture po largohet si një kampion.

Në karrierën e tij si futbollist, Ture ka fituar Championsin, La Ligën, Premier Ligën, Botërorin e klubeve e të tjerë trofe të rëndësishëm.

Related posts

KRIZA E REALIT/ Ja çfarë thotë Toni KROOS: Nuk është hera e parë që…

Isa.Autor

Zbulohet prapaskena/ Valon Berisha shkoi te Lazio se foli shqip me Igli Taren

Sadik.Autor

E ARDHMJA E YLLIT ARGJENTINAS NË DILEMË/ Sulmuesi Dybala merr ftesën e papritur në rrjetet sociale… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment