Futboll Seria A Sport

MILANI NUK DORËZOHET/ “Kuqezinjtë” arrijnë fitore shprese për Championsin

Milani arriti një tjetër fitore në rrugëtimin për të siguruar një vend në Champions për sezonin tjetër.

Në javën e 36-të të Serisë A, në transfertë ndaj Fiorentinës, kuqezinjtë fituan minimalisht 0-1, me gol të Çalhanoglu.

Pjesa e parë pa ekipin e Gattusos më kërkues, teksa provoi me Suson dhe Çalhanoglu në dy raste, por goli erdhi në minutën e 36-të, pas një kombinimi mes të dyve.

Spanjolli harkoi një top të bukur në zonë, dhe turku Çalhanoglu, me një prekje shumë të lehtë, e shtyu topin drejt rrjetës.

Në të dytën, Fiorentina e Montelës nuk ishte dorëzuar, dhe provoi tek porta e Donarumës.

Në disa raste, ishte portieri i “Djallit” që e shpëtoi portën e tij nga goditjet e Mirajas apo Kiezës.

Në fund, Milani arriti të merrte një fitore mjaft të vyer dhe tani e sheh veten në vendin e pestë me 62 pikë, vetëm 1 më pak se Interi i vendit të katërt (por që luan të hënën ndaj Kievos), dhe tre më pak se Atalanta që momentalisht gjendet në vendin e tretë.

Related posts

Dani Alves, rival me “Los Blancos” për 15 vite

Q.Autor

Julen Lopetegui: Një lojtar si ai nuk, do të luante kurrë në ekipin tim!

Sadik.Autor

LARGOHET RUDI GARCIA/ Al Nassr ofron 100 milionë euro për Mourinho, portugezi nuk kthen përgjigje

F.autor

Leave a Comment