Futboll

Zyrtare: Pique rinovon me Barcelonën deri në vitin 2022

Barcelona ka arritur marrëveshje me Gerard Piquen për rinovimin e kontratës deri më 20 qershor të 2022.

Klubi katalunas ia ka vendosur klauzolë spanjollit në vlerë 500 milionë euro.

Pique i është bashkuar Barcës në vitin 1997 si 10 vjeçar dhe për skuadrën e parë të klubit katalunas është paraqitur në 422 ndeshje dhe ka fituar 25 trofe.

Mbrojtësi u largua nga La Masia në vitin 2004 për t’iu bashkuar Manchester Unitedit në formë të huazimit, pastaj më vonë u huazua edhe në La Liga te Zaragoza.

Në verën e 2008 ai u rikthye te Barcelona nga Pep Guardiola dhe që nga atëherë është lojtar kyç në sukseset e klubit spanjoll.

Trofetë i fituar: Tri Liga të Kampionëve, gjashtë tituj të La Ligas, pesë Kupa të Mbretit, pesë Superkupa të Spanjës, tri Superkupa të Evropës dhe tri Kupa të Botës për Klube.

Ndërsa në 422 paraqitje ka shënuar 37 gola, vlen të theksohet se deri më tani në sezonin 2017/18 ai është lojtari me më së shumti minuta nën urdhrat e Ernesto Valverdes. /Telegrafi/

Related posts

I THURIN E LOZHE 22-VJEÇARIT/ Mane dhe Keita duan tek Liverpooli yllin e Gjermanisë…

Delo.autor

PAS 9 MINUTASH LOJË/ Borja Valero zhbllokon sfidën ndaj Fiorentinës me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

FUTET NË BETEJË ME “TË KUQTË”/ Manchester United vendos kontaktet me mesfushorin “bomber”, ja oferta e çmendur

Delo.autor

Leave a Comment