Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI KRYEQYTETAS/ Publikohet lista e sendeve që nuk lejohen në “Selman Stërmasi”

Partizani dhe Tirana janë gati të zbresin në fushën e “Selman Stërmasit” në takimin e javës së 33-të të Kategorisë Superiore. Një derbi kryeqyteti që vjen në momentin e duhur për të kuqtë, që kanë mundësinë për tu shpallur kampion të Superligës pas 26 vitesh.

Ndërkohë, bardheblutë kërkojnë që të shmangin disfatën dhe të marrin të paktën edhe një barazim, edhe pse kjo pikë mund ta ndihmojë Partizanin për tu shpallur kampion që këtë 90 minutësh.

E duke parë edhe rëndësinë e këtij dueli, si dhe rëndësinë e tij, Policia e Shtetit ka marrë masa konkrete, teksa ka publikuar edhe sendet e ndaluara që të futen në stadiumin e “Selman Stërmasit”.

SENDET E NDALUARA

1. Banderola të pa miratuara nga klubi.

2. Sende të forta dhe shishet e qelqit.

3. Materiale piroteknike, si shashka, kapsolla, flakadanë etj.

4. Çadra dhe çakmakë.

5. Lazër.

6. Vuvuzela, bori apo bilbila.

7. Kamera të ndryshme apo aparate që mund të filmojnë ndeshjen.

8. Shkopinjtë e drurit apo hekurit për flamujt.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Lista e sportistëve të infektuar me COVID-19 (EMRAT)

Delo.autor

“ZVICRA ËSHTË EKIP I FORTË”/ Luis Enrique: Spanja ime do të luftojë për trofe, lojtarëve i kam thënë që…

Delo.autor

FOTO/ Formacioni i javës në La Liga, Messi dhe Ronaldo asgjëkundi

Q.Autor

Leave a Comment