Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Partizani-Tirana, Shtyjnë bardheblutë. Në kërkim të golit të dytë

Partizani dhe Tirana luajnë mes tyre derbin e madh të kryeqytetit, për llogari të javës së 33-të në Kategorinë Superiore.

bandicam 2019-05-12 16-28-12-757

Një derbi ekstremesh, ku ekipi i Gegës me një fitore do të siguronte matematikisht titullin kampion, ndërsa Tirana është në hall për pikë, teksa ende nuk ka mbyllur llogaritë e mbijetesës me Kastriotin dhe Luftëtarin.

“Demat e kuq” kanë shumë mungesa për këtë takim të sotëm, ndërsa nga ana tjetër me ndryshime në formacionin titullar vjen edhe Mema.

 

LIVE | Partizani-Tirana 1-1

GOL: Çinari 30′ / Greca 41′

 

KOMENTI LIVE

58’ Karton i verdhë për Ibrahimin, teksa Greca i rrëmbeu një top, dhe e ndali me faull.

53’ Tentativë e Kobina nga jashtë zone me të majtën, por gjuajtja e lehtë dhe jashtë kuadratit.

52’ Goditje këndi për Partizanin. Harkon Duka, por largon me kokë Turtulli.

49’ Çinari godet me top në mushkëri Mavejen, dhe loja ndalet për disa sekonda teksa stafi mjekësor i vjen në ndihmë lojtarit të Tiranës.

47’ Ndërhyrje e Ibrahimit ndaj Hoxhallarit, faull në sulm për Tiranën.

46’ Nis pjesa e dytë. Skuadrat në fushë ashtu siç e mbyllën pjesën e parë.

Mbyllet pjesa e parë. Partizani-Tirana 1-1

47’ Karton i verdhë për Dajën, që bën një ndërhyrje direkt te këmbët e Malës.

46’ Doka nga e djathta kërkon të krosojë në zonë, por topi shkon drejt portës, e në fund del mbi traun e Hoxhës.

Related posts

16 VJET KONTRIBUT PËR KOMBËTAREN TONË/ Ditë historike për “Tifozat Kuq e Zi”, ja ngjarja e veçantë

Delo.autor

ZHYTEN NË KRIZË TË THELLË PAS HUMBJES NË TORINO/ Drejtuesit e Milanit bëjnë veprimin e papritur

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Anglia mposhti me 11-metërsha zviceranët, ja notat e lojtarëve (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment