Futboll La Liga Sport

SHEIKU HYN FUQISHËM NË VERË/ PSG ka në plan t’i rrëmbejë “Los Blancos” 3 yjet…

Paris Saint Germain është gati të ndërhyjë fuqishëm në merkato për revolucionin e radhës në epokën e Al-Khelaifit.

Sheiku arab, pronar i klubit parisien, është gati të hapë thesin për tre kampionë në largim nga Reali i Madridit.

Plani është për të shpenzuar 210 milionë euro për të transferuar në kryeqytetin francez Gareth Bale, Iscon dhe Toni Kross.

Sulmuesi uellsian, i cili vlerësohet 70 milionë euro, i ka prishur marrëdhëniet me trajnerin Zinedine Zidane, që e ka “përjashtuar” nga organika, duke mos e grumbulluar në ndeshjet e fundit të La Ligës, ndërsa mesfushorët, që vlerësohen 60 milionë i pari (Isco) dhe 80 milionë i dyti (Kross), nuk kanë përfituar nga mundësitë që u ka ofruar trajneri francez.

Shitja e tyre mbetet një proces i pakthyeshëm, kështu që PSG kërkon të përfitojë, pasi edhe Cavani e Draxler do të largohen nga “Parc des Princes”.

Drejtuesit e kampionëve të Francës dëshirojnë të grumbullojnë para nga shitja e disa “yjeve”, për të bërë një investim të ri të madh, në funksion të objektivit Champions, trofe të cilit PSG ende nuk po i afrohet.

Related posts

(VIDEO) Barcelona në epërsi ndaj Levantes, Messi shënon supergol

Q.Autor

GOLI MË I BUKUR I SEZONIT/ Barcelona B liston të parin Rei Manajn me “MAGJINË” ndaj Espanyol (VIDEO)

Delo.autor

Spaleti nuk heq dorë nga Champions-i: Koha po skadon, tregoni zemrën!

Sadik.Autor

Leave a Comment