Champions League Futboll Sport

POLEMIKAT PËR TË ARDHMEN E KOMPETICIONEVE/ Champions League vetëm për të “pasurit”, superfuqitë e kanë pushtuar

Në ditët që ziejnë polemikat për të ardhmen e kompeticioneve europiane, e tashmja thotë se Liga e Kampioneve është një biznes ekskluzivisht për të pasurit. Sipas një studimit të platformës analizuese “Kpmg Football Benchmark”, dominimi i pesë vendeve të mëdha të Europës (Anglisë, Gjermanisë, Spanjës, Italisë dhe Francës) është zgjeruar gjithnjë e më shumë, aq sa ka zeruar prezencën e klubeve nga vendet e tjera në kompeticionin më prestigjioz të Europës, Ligën e Kampioneve.

Në pesë sezonet e fundit (duke nisur nga viti 2013 deri në 2018), asnjë përfaqësuese jashtë 5 kampionateve kryesore të kontinentit nuk ka arritur që të kualifikohet në gjysmëfinalet e Champions-it, ndërkohë që edhe shifra e pjesëmarrjes së ekipeve të këtyre vendeve në 8 më të mirat, është gjithashtu e papërfillshme (vetëm 5%).

Përjashtimi i këtij sezoni ishte Ajaksi i Amsterdamit, gjysmëfinaliste së bashku me dy klube angleze (Totenhemin dhe Liverpulin) dhe një spanjolleje (Barcelonën). Një “kristalizim” i kompeticionit të Ligës së Kampioneve, e ka përkufizuar KPMG në studimin e saj, e cila balancohet vetëm nga Liga e Europës.

Sepse kompeticioni i dytë më i rëndësishëm i kontinentit mundohet t’i ekuilibrojë gjërat, atje ku në pesëvjeçarin e fundit, thuajse gjysma e klubeve pjesëmarrëse në 1/8-at dhe 1/3-ta e finalisteve vinin nga vende të tjera. Derisa erdhëm te pushtimi i futbollit anglez këtë sezon: për herë të parë në histori, finalet e Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës do të luhen nga klube të të njëjtit vend. Një dëshmi edhe njëherë e superfuqisë ekonomike të Premier Ligës, në të cilën vlera e të drejtës televizive nuk është krahasueshme me atë të asnjë kampionati tjetër.

Related posts

BASTET/ Bazeli favorit absolut, shikoni si kuotohet fitorja e Partizanit

Delo.autor

ZYRTARE/ Zbulohen detajet e prezantimit të Ronaldos tek Juventusi

Isa.Autor

FITORJA NDAJ “BARDHEBLUVE”/ Lojtarët e Kukësit bëjnë gjestin e veçantë, ja kujt ia dedikuan golin ndaj Tiranës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment