Futboll Seria A

Shpërthen presidenti i Lazios: Pa VAR-in do të ishim në krye të Serie A

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, pati një përplasje mjaft të ashpër me Marcello Nicchin, shefin e shoqatës së arbitrave në Itali.

I zhgënjyer nga gabimet e arbitrave, edhe pse kanë ndihmën e VAR-it, presidenti i Lazios nuk e ka mbajtur zemërimin ndaj Nicchit.

“Më shpjego VAR-in! Pa gabimet e arbitrave, tani Lazio do të ishte në vendin e parë”, iu hakërrye Lotito, Nicchit, ndërsa ky i fundit reagoi duke thënë se VAR po funksionon, por kjo nuk i përjashton gabimet.

Lazio është penalizuar shpesh këtë sezon, veçanërisht në ndeshjen me Fiorentinën, kur arbitri akordoi në shtesë një penallti inekzistente për violët, që solli edhe barazimin, por edhe në humbjen në derbi me Romën.

Rasti më i fundit i penalizimit të lacialëve ishte në sfidën e djeshme ndaj Milanit, kur Cutrone shënoi golin e avantazhit, pas një devijimi me dorë, që i shpëtoi jo vetëm kryesorit, por edhe VAR-it.

Related posts

Dilema e madhe e Brazilit në Botërorin Rusi 2018: Alisson apo Ederson?

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Nis faza e grupeve, ja ndeshjet e forta (FOTO)

Delo.autor

I SKADON KONTRATA ME NAPOLIN/ Sulmuesi belg pret të blehet nga gjiganti i Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment