Futboll Seria A Sport

I NJOHUR PËR DEKLARATAT E TIJ PIKANTE/ Habit ish-sulmuesi italian: Kur “Pleshti” dhe Ronaldo të ikin nga futbolli, do ta hedh….

Ish-sulmuesi italian Bobo Vieri ëshët i njohur për deklaratat e tij pikante në lidhje me futbollin, por jo vetëm.

Në një intervistë të fundit dhënë për ‘Gazeta Dello Sport’, Bobo Vieri tha se kur Ronaldo dhe Messi të mos luajnë më futboll, ai do e marrë televizorin dhe do e hedhë nga dritarja.

Bobo nuk preferoi ti vendosë një notë CR7, ndërsa tha se Italia duhet ta falenderojë që zgjodhi Serinë A për të luajtur.  “Pse, unë duhet t’i vendos notën Ronaldos që ka shënuar më shumë se 600 gola në karrierë, që ka fituar pesë Champions?! Atë duhet ta falenderojë e gjithë Italia, që zgjodhi Serie A. Në të gjithë botën, sot na shikojnë më shumë edhe për Ronaldon.  Kur Ronaldo dhe Mesi do të ndalen së luajturi, do ta marr TV e do ta hedh nga dritarja. Do të shkoj në kinema për t’u argëtuar”, tha Vieri.

Related posts

GABIGOL SHËNON GOLIN E 12 NË BRAZIL/ Shoku i skuadrës realizon një kryevepër, ja “magjia” (VIDEO)

Delo.autor

TIRANA DHE MEMA MBYLLIN BASHKËPUNIMIN/ Ja dy alternativat për pankinën bardheblu

F.autor

REAL MADRIDI KA PROBLEME ME SHËNIMIN E GOLAVE? Zgjidhja vjen nga…

Delo.autor

Leave a Comment