Futboll Seria A Sport

ËSHTË BËRË VIRALE/ De Laurentiis hap shampanjën në dhomën e zhveshjes, ja reagimi i Hysaj (VIDEO)

Napoli argëtoi tifozët e pranishëm në “San Paolo” duke mposhtur Interin e Luçiano Spaletit me rezultatin 4-1. Pavarësisht se napoletanët e kishin siguruar vendin e dytë, pas ndeshjes nuk mungoi festa në dhomën e zhveshjes, teksa i pranishëm ishte edhe presidenti Aurelio De Laurentiis.

De Laurentis

Ky i fundit mbante në dorë edhe një shampanjë për të bërë gëzuar me lojtarët dhe stafin teknik. Prezenca e De Laurentis në dhomat e zhveshjes e gjeti në një moment të papërshtatshëm mbrojtësin e Kombëtares shqiptare Elseid Hysaj, i cili ndodhej vetëm me të brendshme, ndërkohë në momentin që 69-vjeçari kërkon t’i heq tapën shampanjës, shkodrani së bashku me një shok tjetër të skuadrës fshihen te tabela e shënimeve, për t’u mbrojtur nga tapa. Kjo video është duke bërë xhiron e internetit. Për më tepër ndiqni pamjet e mëposhtme:

Related posts

CHAMPIONS/ Chelsea mposhtet në “Stamford Bridge” nga Valencia

Delo.autor

I KUNDËRPËRGJIGJET KRITIKËVE DHE ZBULON NJË PRAPASKENË/ Dembele: Messi më quan Eto’o sepse…

Delo.autor

MILIONA DHE PRESTIGJ/ Derbi i kryeqytetit vjen ndryshe, titulli kalon nga “Air Albania”

F.autor

Leave a Comment