Futboll Sport

MBAPPE E MBYLLL ME 33 GOLA/ Lionel Messi fiton “Këpucën e Artë” për të…

Kylian Mbappe shënoi golin e vetëm në humbjen 3-1 të PSG-së në fushën e Remis në javën e fundit të Ligue 1. Talenti 20-vjeçar i parizienëve u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit, me 33 finalizime, ndjeshëm i shkëputur nga ndjekësi i tij më i afërt, Pepe i Lille, që ka realzuar 11 gola më pak.

Mbappe ishte rivali i vetëm në garë, që mund të kërcënonte Lionel Messin për çmimin e Këpucës së Artë europiane. Argjentinasi e mbylli La Ligan në kuotën e 36 golave, 3 më shumë se Mbappe. Virtualisht, rekordi i Messit mund të arrihet nga Quagliarella i Sampdorias, që ka shënuar 26 gola në Serinë, por praktikisht është e pamundur që sulmuesi veteran italian të shënojë 10 apo më shumë gola në takimin e javës së fundit kundër Juventusit.

Nuk ekziston më dyshimi më i vogël se Lionel Messi do të marrë “Këpucën e Artë” të gjashtë në karrierë si dhe mbetet kandidat kryesor edhe për Topin e Artë të gjashtë në karrierë, pavarësisht se nuk mundi të fitonte Champions League-n.

Related posts

E BUJSHME/ Sulmuesi Aguero vendos të ardhmen, do të firmosë për gjigantin e La Ligas…

Delo.autor

Super Immobile, më i mirë se Cavani, Kane dhe Messi

Q.Autor

Zgjedhjet e 7 shkurtit për presidentin e FSHF-së, reagon sërish BASHKIM FINO

Isa.Autor

Leave a Comment