Futboll Seria A

Milan arrin marrëveshje me Palmeiras, Gomez e refuzon dhe ‘acaron’ më tej situatën

Lajme të tjera vijnë nga Argjentina për mbrojtësin e Milanit, Gustavo Gomez.

Sipas kolegëve të TyC Sports, Milan dhe Palmeiras do të kishin mbyllur marrëveshjen për Gustavo Gómez në bazë të 7 milionë parave të gatshme për 80% të kartonit së mbrojtësit.

Marrëveshja u përcaktua në të gjitha detajet, por duket se paraguaiani ka zgjedhur Boca Juniors dhe dëshiron të kthehet në Argjentinë, duke bllokuar kështu suksesin e operacionit me klubin brazilian.

Duket se pas kësaj bllokade nga ana e Gomez, drejtuesit e Milan janë acaruar dhe situata është përkeqësuar. Sipas të gjitha gjasave, mbrotjësi do të qëndrojë në Milan dhe përgjatë gjithë sezonit do të ngrohë stolin./Alpenews.al/

Related posts

NË PRAG TË 2 SFIDAVE TË QERSHORIT/ Reja: Objektivi është të arrijmë ë…

Delo.autor

MIQËSORE/ Tirana mposhtin kryesuesit e Kategorisë së Parë

Delo.autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT E TRANSFERIMEVE/ Ja 7 lojtarë që u shitën dy herë në merkaton e verës

Delo.autor

Leave a Comment