Futboll La Liga Seria A

Merkato drejt mbylljes, Reali heq dorë nga ‘ylli’ i Interit

Real Madridi nuk do ta sjellë në skuadër sulmuesin e Interit, Mauro Icardin, gjatë afatit kalimtar të janarit, sipas Onda Cero.

Sulmuesi argjentinas zgjoi interesimin e skuadrës së Zinedine Zidane dhe thuhej se “Los Blancos” do të bënin një ofertë të majme për të, megjithatë kjo nuk do të ndodhë tani, radio stacionit Onda Cero, transmeton Express.

Icardi dje shkaktoi stuhi në rrejtët sociale duke e postuar një fotografi me mbishkrimin: “Të thuash lamtumirë, do të thotë të rritësh”.

Ai kërkohet nga Real Madridi, por klauzola e lirimit të tij prej 110 milionë euro është e vlefshme vetëm për 15 ditët e para të korrikut, prandaj nëse blerja e tij do të ndodhë, atëherë pritet të ndodhë në atë kohë

Related posts

E TRISHTË/ Bie nga lartësia, humbet jetën tragjikisht sportisti 32-vjeçar

Delo.autor

HISTORIKE NË ANGLI/ Ekipi i kategorisë së gjashtë, hirushja e FA. Eliminon Wigan nga kompeticioni me këtë gol (VIDEO)

Delo.autor

Ilir Daja: Luajtëm edhe për Sowe, duam ta mbajmë por…

Sadik.Autor

Leave a Comment