Futboll Sport

NIS PËRGATITJET PËR “COPA AMERICA”/ Neymar tregon se është i veçantë në Brazil, shkon në stërvitje me… (FOTO)

Brazili ka nisur përgatitjet për Kupën e Amerikës dhe në prag të këtij turneu skuadra është grumbulluar dhe pret që të nisë stërvitjen.

Neymar ka ditur të bëhet edhe njëherë protagonist, këtë radhë jo në fushën e blertë, por jashtë saj.

Sulmuesi i PSG-së ka befasuar jo pak, duke shkuar në stërvitje me një helikopter privat.

Yllin brazilian kanë qenë duke e pritur gazetarë e fotografë të shumtë ndërkohë që edhe ka folur për mediat duke pranuar se Brazili ka shumë presion.

Ai është shprehur se ka gjëra pozitive, por edhe negative në Brazil dhe që tashmë i ka mësuar.

“Ka shumë presion, por me ndihmën e tifozëve, ne jemi të pandalshëm. I kam kaluar dy kompeticione deri më tani dhe kam njohur anën e keqe, por edhe anën e mirë të këtij vendi”, tha Neymar.

Related posts

Klevis Dalipi i gëzohet 3 pikëve dhe shikon nga sfida e radhës

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Tottenham kalon në avantazh me një super aksion (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ BENEVENTOS/ Trajneri Pirlo: Pres një sfidë të vështirë ndaj një skuadre solide

Delo.autor

Leave a Comment