Futboll Seria A

Napoli tallet me Juventusin: “Tripletat tuaja: doping, Calciopoli dhe Serie B”

Gjatë qëndrimit të tifozëve bardhezi pranë hotelit “La Sonrisa” në Sant’Antonio Abate u shfaq një pankartë e tifozëve të kaltër. “Hakmarrja është një pjatë që duhet të shërbehet e nxehtë”.

Dha ja, gati dy muaj pas humbjes në kampionat nga Juventus (1-0, golashënues Higuain), vjen përgjigja e tifozëve të Napolit, transmeton Express.

Më shumë se përgjigje, provokim. “Tripletat tuaja: dopingu, Calciopoli dhe Serie B”, lexohet në pankartën e vendosur në hyrje të hotelit luksoz “La Sonrisa” të Sant’Antonio Abate gjatë një mbrëmjeje të organizuar nga Juventus Official Fan Club e Cercola, ku kanë marrë pjesë ish drejtuesi bardhezi Luciano Moggi dhe David Trezeguet.

Një pankartë thumbuese që e ka bërë më pak të këndshme finalen e ngjarjes.

Organizator i tërë kësaj – siç raporton siti calcionapoli24 – është një grup miqsh që banojnë afër komunës së Santa Maria la Carità, Putkin.

Related posts

Skënderbeu, me tri mungesa në transfertën shkodrane

Sadik.Autor

Shpërthen ylli i PSG: E merituam eliminimin, 400 milion euro u shpenzuan kot

Q.Autor

Morata pezullohet pasi i dedikon golin fëmijës, ja si reagon Conte

Delo.autor

Leave a Comment