Champions League Futboll Sport

PENALLTIA E GABUAR QË U SHNDËRRUA NË GOL/ Ish-gjyqtari Juan Andujar Oliver: Arbitri gaboi rëndë, nuk duhet të…

Ish-gjyqtari, Juan Andujar Oliver, thotë se Liverpooli fitoi gabimisht penalltinë të cilën e shndërroi në gol Mohamed Salah.

Kur kishin kaluar vetëm 30 sekonda lojë, gjyqtari akordoi penallti pasi Moussa Sissoko e ndali topin me dorë brenda 16-metërshit.

“Është një gabim nga ana e gjyqtarit. Topi godet Sissoko gjoks dhe pastaj në krahun e tij”.

“Ky rast nuk është një penallti, nuk duhet të ketë jepej si e tillë, është plotësisht e pavullnetshme”, ka thënë Andujar Oliver për Radio MARCA.

Pas golit Salah u bë egjiptiani i parë që shënon në finalen e Champions Leagues. Egjiptiani është bërë lojtari i dytë me golin më të shpejtë në finale, i pari vazhdon të qëndrojë Paulo Maldini me golin në finalen e 2005.

Related posts

Ronaldo nderon Portugalinë kundër Marokut dhe thyen rekord (VIDEO)

Sadik.Autor

STATISTIKA E PABESUESHME/ “Përbindëshi” Ronaldo mposht Manchester City-n 67 me 51

Delo.autor

HONDA BRAKTIS FORMULA 1/ Humbja e shikueshmërisë çon në reduktimin e shpenzimeve

Delo.autor

Leave a Comment