Futboll Premier League Sport

VAZHDOJNË TË SHTOHEN KRITIKAT/ Shpërthimi i çuditshëm i Ozil ndaj teknikut të Arsenal: Të betohem, ti nuk je trajner…

Mesut Ozil ka qenë një nga zhgënjimet më të mëdha të këtij sezoni te Arsenali, i cili nën drejtimin e Unai Emeri nuk arriti të bënte hapin para për t’u kthyer në Ligën e Kampioneve e as të fitonte Ligën e Europës ku u mund në finale. Pikërisht paraqitja në finale e mesfushorin gjerman ka bërë që të shtohen kritikat ndaj tij dhe shumëkush e cilësoi të drejtë vendimin e trajnerit për ta zëvendësuar atë në pjesën e dytë të takimit ndaj Çelsit.

Por me sa duket vetë mesfushori nuk ndante të njëjtën ide me trajnerin sa i përket zëvendësimit e ndoshta taktikave të zgjedhura për këtë sfidë, ku skuadra la shumë për të dëshiruar në pjesën e dytë ku u shpërbë totalisht. Kur trajneri e largoi nga fusha, Ozil u pa të pëshpëriste diçka ndërsa kalonte pranë tij dhe mediat turke kanë zbuluar se është në gjuhën e tyre.

“Të betohem, ti nuk je trajner”, janë fjalët në turqisht që Ozil ka thënë në ato momente, sigurisht duke e ditur që Emeri nuk kuptonte asgjë nga ajo që thoshte, por që është publikuar në vendin e origjinës së tij.

Ozil ka kontratë deri në vitin 2021 me Arsenalin por shumëkush pret që emri i tij të jetë ndër të parët që do të nxirren në shtije nga klubi anglez në verë.

Related posts

U PËRFOL PËR TRANSFERIM TË MUNDSHËM TE INTERI/ Zbulohen prapaskenat me mbrojtësin e Barcelonës

F.autor

BOTËRORI 2022/ Holanda mposht Norvegjisë dhe siguron biletën për në Katar

Delo.autor

POLEMIKAT PËR RIKTHIMIN E TIFOZËVE NË STADIUM/ Kryetari i Bashkisë së Leipzig: Gjithçka që thuhet është thjesht një…

Delo.autor

Leave a Comment