Futboll

Klubi turk shkruan historinë, finalizon transferimin duke përdorur Bitcoin

Harunustapor ka shpenzuar 0,0524 në Bitcoin për të nënshkruar me Omer Faruk Kiroglu.

Harunustapor luan në grupin B të Divizionit të parë të Sakarya-s turke ka nënshkruar me 22-vjeçarin për shifrën 400 euro, të bazuar në vlerën e konvertimit.

Presidenti i klubit amator, Haldun Sehit, është shumë i lumtur për transaksionin historik.

“E bëmë këtë për t’u bërë të njohur në Turqi dhe në të gjithë botën. Kjo është hera e parë që ndodh në Turqi dhe në merkaton botërore,” shprehet presidenti Sehit.

“Emri ynë po përmendet në televizor tashmë. Jemi krenarë për këtë.”

Kiroglu shton: “Kjo është hera e parë për mua dhe për të gjithë botën. Siç ka thënë shefi im, jemi duke bërë diçka të re. Shpresoj që kjo marrëveshje të jetë e mirë për të dyja palët.”

 

Related posts

E BUJSHME/ 3 vjet pas super episodit polemik në Inter-Juventus, arbitri Orsato pranon gabimin

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Chievo – Juventus

Q.Autor

U BË PORTIERI MË I SHTRENJTË NË HISTORI/ Një ëndërr detyroi Alissonin të refuzojë Chelsean për…

Delo.autor

Leave a Comment