Futboll Sport

Dasma madhështore e Ramosit/ Ftesë për Pique por s’ka vend për Ronaldon

Sergio Ramos po përgatitet për një dasëm madhështore së bashku me partneren e tij, Pilar Rubio, këtë fundjavë në Sevilla. Kapiteni i Real Madrid-it do të kalojë një ceremoni fantastike, ndërsa kanë filluar të zbulohen dhe emrat e parë të listës të të ftuarve prej 500 personash.

Mbrojtësi ka ftuar çiftin David and Victoria Beckam, ndërsa nuk mungon as rivali i tij i madh Gerard Pique së bashku me Shakirën. Nuk ka ftesë për ish-shokun e ekipit Cristiano Ronaldo dhe partneren e tij. Portugezi u largua drejt Juventusit dhe palët duket se nuk kanë mbajtur një marrëdhënie solide, pavarësisht 9 viteve të kaluara në një ekip.

Nuk mungojnë emrat e Zinedine Zidane dhe Florentino Perezit, ndërsa ftesë ka dhe ish-kapiteni Iker Casillas. Nuk dihet nëse portieri do të jetë i pranishëm pas problemeve që pësoi me atakun kardiak. Marca ka zbuluar se Ramos dhe Rubio kanë pronotuar bandën AC/DC për një çmim prej 1 milion eurosh në atë që mund të konsiderohet dasma e vitit.

Related posts

Zbulohet çfarë kishe shkruar Mourinho para dy golave nga Rashford

Q.Autor

“DJAJTË E KUQ” NUK NDALET/ Shënon golin e katërt Lingard (VIDEO)

Isa.Autor

NGA KUPA UEFA ME PARMËN TEK KANTINA E VERËS/ Ish-trajneri Malesani: Kur braktis futbollin miqtë zhduken…

Delo.autor

Leave a Comment