Futboll Sport

SI KURRË MË PARË/ Shihni çfarë bën Messi tek Argjentina (VIDEO)

Lionel Messi, “10” e artë e Argjentinës, dëshiron që kjo të jetë “Copa América” e tij. Ai po stërvitet me një intensitet mbresëlënës, siç tregohet nga kjo ndërhyrje (sparkatë) në stërvitje ndaj bashkëlojtarit Guido Rodríguez, gjatë lojës në kuadrat, ku kapiteni i Albiceleste është futur në mes. Kësi “sakrificash” fizike rrallë i kemi parë prej tij edhe në ndeshjet zyrtare, sepse ia del falë gjenialitetit që i buron nga koka dhe i metarializohet nga këmbët.

Shumë njerëz, nisur edhe nga mosha e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, e shohin këtë turne si mundësinë e fundit për një trofe të madh me kombëtaren të Messit, pasi ka dështuar në disa finale. Botërori i Katarit, në vitin 2022, ndoshta nuk do ta gjejë Leon në maksimumin e aftësive fizike e rrjedhimisht edhe sportive, ndaj “Copa America”, që nis nga nesër në Brazil, konsiderohet një mundësi e jashtëzakonshme për të, që të mos mbetet duarbosh me kombëtaren. Një “rekord” negativ, që i përmendet sa herë krahasohet me legjendën tjetër argjentinase, Diego Maradona.

Related posts

Gjigantët anglez në “luftë”/ Igli Tare përfiton dhe gati akordin me “yllin” e ardhshëm

Sadik.Autor

REAGIMI I ASHPËR/ Presidenti i FIFA-s për SUPERLIGËN: O rrini, o shkoni, por do t’i vuani…

F.autor

QEVERIA ITALIANE SHTRËNGON MASAT/ Jo vetëm “Green Pass”, hyrja në stadiume do të bëhet edhe me…

Delo.autor

Leave a Comment