Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI I BESON TEKNIKUT ITALIAN/ Franko Lerda do udhëheqë “Demat” në sezonin e ardhshëm, ja kur zyrtarizohet

Partizani ka vendosur t’i besojë sërish drejtimin teknik një italiani. Demat e kuq që u shpallën kampionë të kategorisë Superiore para një muaji, kanë zyrtarizuar në pankinë italianin Franko Lerda që do udhëheqë kryeqytetasit në sezonin e ardhshëm. Prezantimi i italianit do bëhet javën e ardhshme.

Franko Lerda nënshkroi kontratë një vjeçare më kampionët në fuqi. Akordi i nënshkruar me trajnerin që vjen nga Apeninet është me të drejtë rinovimi. Italiani 51 vjeçar ka një karrierë të pasur si futbollist dhe si trajner.

Ai ka qenë një sulmues i cili ka luajtur me ekipe të njohura në Itali ku mund të përmendim: Breshia, Kievo, Çezena, Katania, Torino dhe Napoli. Ai ka drejtuar edhe ekipe me emër në Itali siç janë: Sasuolo, Krotone, Leçe dhe Torinon. Skuadra e fundit e Lerdës ishte Viçenca, që e shkarkoi para 3 vjetësh dhe e riktheu në stol, deri në bindjen e teknikut për të provuar një aventurë shqiptare.

Related posts

Ndërpritet gjysmëfinalja Djokovic-Nadal, serbi udhëheq 2-1 me sete

Sadik.Autor

TRIUMFIMI NË CARABAO CUP/ Ylli i Man Cityt pretendon se është më i mirë se Messi dhe Ronaldo

Delo.autor

MOMENTE PANIKU TEK TIRANA/ Dëmtim horror i mesfushorit Gamfi, transportohet me ambulancë drejt spitalit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment