Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Goditja e parë në merkato, Kukësi prezanton ish-futbollistin e “vlonjatëve”

Emiliano Musta është zyrtarisht pjesë e Kukësit. Futbollisti elbasanas kaloi sot me sukses testet mjekësore, teksa më pas firmosi kontratë 1-vjeçare, me nënkampionët e Shqipërisë.

Musta6

Sezonin e shkuar Musta ishte pjesë e Flamurtarit, duke bërë paraqitje tepër dinjitoze, teksa zgjoi kështu interesin e drejtuesve verilindorë.

Musta65

27-vjeçari është goditja e parë në merkato për Kukësin, teksa mësohet se klubi ka arritur marrëveshjen edhe me portierin Ilir Avdyli, i cili do të prezantohet në ditët e ardhshme. . Në të kaluarën, përveç Flamurtarit, mesfushori ka veshur fanellën e Teutës, Elbasanit, Partizanit dhe Shkumbinit.

Related posts

13 skuadra për 12 vjet: Jeta e Nebihit nëpër botë

Q.Autor

KËRKOHEJ NGA KOSOVA/ Mesfushori Selahi rrëfen prapaskenat: Ndihem shqiptar dhe…

Delo.autor

HYSAJ PRANË KALIMIT TEK MILAN? Agjenti i lojtarit shqiptar: E ardhmja e mbrojtësit është…

Delo.autor

Leave a Comment