Futboll Seria A

MERKATO/ Njihuni me 5 blerjet e momentit të fundit që priten në Serie A

Dy ditët e fundit të merkatos në Itali kanë nisur. Deri më tani, klubi më aktiv ka qenë Interi, që i ka dhuruar trajnerit Luciano Spalletti dy përforcime me rëndësi si mesfushori Rafinha i blerë nga BArclena dhe mbrojtësin Lisandro Lopez (të marrë nga Benfica). Por edhe klubet e tjera nuk flenë. Janë 5 çështje transferimi ende të hapura.

Javier Pastore – Prej ditësh vazhdon telenovela Pastore. Interi kërkon njeriun perfekt për ta vendosur pas Icardi-t, por problem janë paratë dhe bisedimet mes palëve po ftohen. Zikaltrit duan ta huazojnë si fillim, kurse PSG-ja ta shesë menjëherë.

Matteo Politano –Napoli kërkon t’ia dhurojë këtë sulmues krahu Maurizio Sarri-t, që trajneri të ketë një alternativë për Callejon-in. Por Juvja po ua vështirëson gjërat.

Aleix Vidal – Roma kërkon të blejë, një mbrojtës krahu dhe Aleix Vidal është i duhuri. Me Barçën po diskutohet huazimi me të drejtë blerjeje në vlerën e 10 milionë eurove.

Emanuele Giaccherini – Napoli nuk e do më. Interes pati Sampdoria por tani është tërhequr. Dhe mund të përfitojë Chievo, që është shumë pranë firmës.

Mister X – Është blerja surprizë që Juvja po punon të bëjë. Emri i fundit që “Zonja e Vjetër” po e mendon?  Suso i Milanit. Por “Djalli” e ka refuzuar një ofertë të rëndësishme nga jashtë.

Related posts

ALLEGRI I PREFERUARI PËR “LOS BLANCOS”/ Në vend tij do të drejtojë Juventusin “njeriu i rekordeve”…

Delo.autor

ROMA KËRKON MIQËSORE ME “LOS BLANCOS”/ “Galalaktikët” vendosin kushtin financiar prej…

Delo.autor

ISHTE I PARI QË FIRMOSI AKORDIN ME MESSIN NË 2005/ Provokator dhe me vetëbesim, kush është presidenti i ri i Barcelonës…

Delo.autor

Leave a Comment