Futboll Premier League Sport

SHKËMBIM I BUJSHËM/ Tottenham jep Eriksen por kërkon talentin e “Los Blancos”…

Real Madrid po kërkon të bëjë surprizën e madhe të merkatos.

Florentino Perez deri tani ka shpenzuar plot 300 milion euro me afrimet e Rodrygo, Eder Militao, Joviç, Hazard, Mendy por presidenti i klubit mbretëror nuk do të ndalen me kaq.

Christian Eriksen është ai që po tundon së tepërmi drejtuesit “Los Blancos”, që e kanë etiketuar danezin si një futbollist me mjaft prespektivë dhe që do të bëj mirë në “Santiago Bernabeu”.

Por për të arritur te 24 vjeçari, Realit të Madridit i duhen jo më pak se 100 milionë euro. Jo vetëm kaq. “Gjelat” kërkojnë edhe një futbollist në këmbim, me “The Sun” që zbulon se dashuria e madhe e Tottenham është Marco Asensio.

Produkti i akademisë së Realit nuk preferohet shumë nga Zinedine Zidane, kjo edhe prej ardhjes së Hazard dhe një këmbim për të marrë Eriksen në Madrid do të ishte mëse i arritshëm.

Gjithsesi, një deklaratë e Florentino Perez bën që populli madrilen të mos ëndërrojë shumë, pasi numri 1 i klubit pohoi se “do të ketë një Galaktik çdo vit”, por merkato është e çmendur ashtu siç edhe Perez.

Related posts

Alderweireld nuk dëshiron të rinovojë me Tottenhamin, Reali gati të përfitojë

Q.Autor

De Gea kërkon pagë ‘stratosferike’ nga United, kërcënon me largim

Q.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Rakitic i ka thënë “Po” transferimit tek klubi italian…

Delo.autor

Leave a Comment