Futboll Kosova Shqipëri Sport

LA GJERMANINË PËR “DARDANËT”/ Mesfushori i Hannoverit tregon përse e bëri këtë zgjedhje

Florent Muslija edhe zyrtarisht i është bashkuar Kosovës. Ai do të jetë pjesë e “Dardanëve” që nga ndeshjet e shtatorit kundër Anglisë dhe Çekisë.

Mesfushori i Hannoverit ka luajtur disa ndeshje për Gjermaninë U-20, por në fund tha se zgjodhi me zemër “Dardanët”.

I pyetur për zgjedhjen, Muslija tha për faqen zyrtare të Hannover: “Rrënjët e mia e janë në Kosovë, aty është edhe familja ime. Ky ishte vendim nga zemra. E di se është gjëja e duhur që kam bërë për karrierën time me Kombëtaren, kam ndjenjë të mirë për këtë”.

Muslija ka bërë 17 paraqitje për Hannoverin në Bundesligë sezonin e kaluar dhe ka realizuar 2 gola.

Vlera e futbollistit më të ri të Kosovës është 3 milionë euro.

20-vjeçari mund të bëjë debutimin me Kosovën më 7 shtator kundër Çekisë, duke parë edhe mungesën e Arbër Zenelit, i cili do të jetë jashtë fushave nga 7 deri në 9 muaj.

Related posts

HAKMARRJE EPIKE E MODRIÇ NDAJ SALAH/ Ja çfarë i tha kroati sulmuesit të Liverpulit pas finales së Champions-it

F.autor

JENI GATI TË PRISNI FINALEN/ 2 euro birra dhe 10 euro dreka, ja çfarë ofron Kievi

Sadik.Autor

(VIDEO) Barcelona barazon shifrat ndaj Sociedad, Suarez shënon golin e vitit

Q.Autor

Leave a Comment