Futboll Seria A Sport

LAJMI I FUNDIT/ Roma-Juventus, akord mbi shkëmbimin, detajet!

Aks i nxehtë mes Juventusit dhe Roma. Dy klubet, sipas asaj që ka mësuar “Sky Sport”, pikërisht këto orë kanë arritur një akord për dy futbollistë, sa i përket krah të majtë të mbrojtjes. Në pjatë janë Spinazzola (i datëlindjes 1993) në një anë dhe Luca Pellegrini (datëlindja 1999) në anën tjetër.

Mbrojtësi i krahut bardhezi pritet të fuqizojë ekipin e Fonsencas, ndërsa ai verdhekuq do të bashkohet me ekipin e Sarrit. Tratativa është duke vazhduar dhe nëse gjërat shkojnë mirë do të mbyllet sot, edhe pse akordi është gjetur mes klubeve.

Sipas “Sky”, Juventusi do të përfitojë edhe 10 mln euro, teksa vlerësimi i Pellegrinit është bërë 15 mln euro dhe ai i Spinazzolas 25 mln euro.

Për Romën një marrëveshje e rëndësishme duke qenë se lidhet me plusvlerat, pas Manolas te Napoli. Duke mos shitur Gerson te Genoa, në fakt, Roma u desh që të kryente këtë shkëmbim për të arritur te plusvlera.

Spinazzola, në sezonin e fundit, ka luajtur 14 ndeshje me Juventusin, ndërsa Pellegrini në huazim te Cagliari, bashkë me pjesën e parë të sezonit te Roma, luajti 18 ndeshje.

Related posts

SHANSI I FUNDIT PËR TË “RINDEZUR” SHPRESËN/ Ja çfarë mund të bëj klubi i Skënderbeut

Delo.autor

STATISTIKË E VEÇANTË/ Vllaznia për rekord, shkodranët fituan Kupën e Shqipërisë pa asnjë…

Delo.autor

SFIDA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Ronaldo paralajmëron “remuntada”-n kundër Atleticos

Delo.autor

Leave a Comment