Futboll Seria A

Bonucci optimist: Milan do të kualifikohet në Romë…

Milan barazoi pa gola kundër Lazio në ndeshjen e parë gjysmëfinalen e Kupën e Italisë, të luajtur në “San Siro”. Qendërmbrojtësi i kuqezinjve, Leonardo Bonucci, e sheh gotën gjysmë plot dhe mendon se skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso do ta arrijë finalen në “Olimpico”. Milan i kishte mposhtur bardhekaltërit në ndeshjen e luajtur në kampionat, tre ditë më parë, megjithatë këtë herë nuk arriti të shënojë. Kjo nuk e pengoi futbollistin e ardhur nga Juventus gjatë merkatos së verës që të jetë optimist për arritjen e suksesit në Kupën e Italisë.

Image result for bonucci lazio

“Ka qenë një ndeshje e vështirë sepse Lazio sulmoi shumë sidomos në pjesën e parë, por ne treguam se dimë të mbrohemi dhe dimë të vuajmë. Rezultati është pozitiv dhe mund të shkojmë në finale në ndeshjen e ardhshme, duhet të vazhdojmë të përmirësohemi ditë pas dite ashtu si po bëjmë. Të gjithë ne, duke nisur nga unë i pari kemi më shumë për të dhënë dhe mendoj se në pjesën e dytë të sezonit mund të arrijmë gjëra të rëndësishme. Kryesorja është që kemi larguar humbjet dhe paraqitet e dobëta. Do të kualifikohemi në Romë.” – deklaroi kapiteni i Milan.

Related posts

Koincidenca e pabesueshme e Marek Hamsik që vërteton se asgjë nuk ndodh rastësisht

Q.Autor

XAVI BËN DEKLARATËN E BUJSHME/ Ja pse i thotë “jo” Botërorit me 48 pjesëmarrës në Katar

Delo.autor

KËRKOHET NGA INTER SI ZËVENDËSUSI I LAUTAROS/ Ngec rinovimi i sulmuesit me klubin e madh të Premier…

Delo.autor

Leave a Comment