Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E LAUTARO MARTINEZ NË “CAMP NOU”/ Reagon Zanetti: Inter nuk ka marrë asnjë ofertë…

Javier Zanetti këmbëngul se Barcelona nuk ka bërë asnjë ofertë për Lautaro Martinezin dhe Interi po planifikon të ardhmen me sulmuesin argjentinas.

Në media u përfol se katalanasit kanë ofruar 112 milionë eurosh për Martinez i cili ka bërë paraqitje pozitive në Kupën e Amerikës.

Zëvendës presidenti Zanetti ka konfirmuar se sulmuesi argjentinas do të qëndroj te Interi.

“Interi nuk ka marrë asnjë ofertë”, ka thënë fillimisht Zanetti për TyC Sports.

“Shpresoj që Lautaro të vazhdojë kështu. Për ne është një lojtar i rëndësishëm dhe ne e shohim atë me fanellën tonë. Jam shumë i lumtur sepse ai ka bërë shumë mirë në sezonin e tij të parë.

“Nuk është e lehtë pasi ai është vetëm 21 vjeç dhe tregon personalitet”, përfundoi Zanetti.

Related posts

“E futi në xhep” Neymarin/ Zviceranët e ngrenë në qiell mesfushorin SHQIPTAR

Sadik.Autor

PLASIN POLEMIKAT/ Ylli i Lazios del hapur kundër trajnerit, pëlqen një postim ku tifozët krahasojnë Sarrin me… (FOTO)

Delo.autor

NEYMAR NË GJURMËT E CR7/ Braziliani bëhet “sheik”, vjen oferta nga Arabia Saudite

F.autor

Leave a Comment