Albanian Stars Futboll

MERKATO/ Pro Vercelli huazon Armando Vajushin tek Avellino

Armando Vajushi ndryshon skuadër por jo kampionat. Sulmuesi shkodran është larguar nga Pro Vercelli dhe i bashkohet Avellinos në formë huazimi deri në qershor të këtij viti.

Në fakt, në këtë marrëveshje të dy klubet kishin përfshirë edhe futbollistin Fabrizio Paghera, që kaloi nga Avellino te Pro Vercelli në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Gjatë pjesës së parë të sezonit Vajushi kishte gjetur pak hapësira në formacion te Pro Vercelli, pasi numëron 13 ndeshje në Serinë B, nga të cilat vetëm në 6 raste si titullar për një total prej 652 minutash.

Related posts

BARAZIM PA GOLA/ Portierët heronj në këtë sfidë, “Napoletanët” “ngecin” ndaj Fiorentinës

Delo.autor

Leonardo Bonucci: Këshilla ime për Milanin…

Sadik.Autor

LIVE/ Kalon 1 orë lojë, fillon goleada në Kategorinë e Parë, Beslidhja humb penallti

Isa.Autor

Leave a Comment