Futboll Sport

I KTHEHET MESSIT NDAJ AKUZAVE NË COPA AMERICA/ Thiago Silva i “përvishet”: Ndikoi te gjyqtari në ndeshjen që PSG…

Mbrojtësi i Brazilit, Thiago Silva, si kundërpërgjigje ndaj të akuzave të Messit se Copa America u organizua për ta fituar Brazili, ka deklaruar se sulmuesi i Argjentinës ka ndikuar te gjyqtarin gjatë përmbysjes së famshme të Barcelonës kundër Paris Saint-Germain në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në sezonin 2016-17.

“Është e vështirë për ne futbollistët që të komentojmë, sepse nganjëherë, kur ka një disfatë, ne përpiqemi t’i gjejmë shkaqet e humbjes tek të tjerët. Ne mendojmë se Messi pati ndikim te gjyqtari në ndeshjen që PSG humbi 6-1 ndaj Barcelonës, por ne nuk thamë asgjë, nuk ia faturuam disfatën arbitrit.

Mendoj se duhet ta respektojmë historinë. Nuk mendoj se 5 yjet në fanellë (5 kupat e botës të fituara nga Brazili) janë rastësisht aty. Të gjitha këto janë rezultatet e lojës së mirë në fushë. Çfarë tjetër?”

Related posts

BARCELONA-VALENCIA/ “Katalanasit” përfitojnë një penallti, sulmuesi Depay nuk fal nga pika e badhë (VIDEO)

Delo.autor

Tre muaj për ta bindur, tani Reginaldo është një rekordmen me golat e tij…

Sadik.Autor

Pjesa e parë/ Teuta nuk fal në Korçë, dopieta e Dzaria ‘fundos’ Luftëtarin

Sadik.Autor

Leave a Comment