Futboll Premier League Sport

“AI KA QENË I RESPEKTUESHËM”/ Mino Raiola reagon: Kritikat ndaj Pogba janë të…

Deklarata e francezit se dëshiron të largohet nga Manchester United, ka nxitur mjaft reagime në Angli. Por për këtë ka folur menaxheri i tij Mino Raiola, i cili e ka cilësuar si të rregullta fjalët e mesfushorit. Për “Talksport”, ai është shprehur:

“Lojtari nuk ka bërë asgjë të gabuar. Ai ka qenë i respektueshëm dhe profesionist në çdo mënyrë të mundshme dhe gjithmonë. Klubi i ka ditur ndjenjat e tij që me kohë.

Është e turpshme që njerëzit e tjerë vetëm duan ta kritikojnë atë pa informatat e duhura dhe mua më vjen më të vërtetë keq që klubi nuk ka reaguar kundër këtyre ofendimeve. Shpresoj se do të ketë shpejt zgjidhje të kënaqshme për të gjitha palët”, ka deklaruar agjenti i Pogba-së.

Related posts

JUVENTUS REFUZON OFERTËN PËR RUGANIN/ “Topçinjtë” në kërkim të një mbrojtësi, ja emri në listën e dëshirave

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Teuta-Bylis. Rezultati 1-0

Delo.autor

Fassone: “Shumë shpejt zyrtarizojmë rinovimin me yllin e Milan…

Isa.Autor

Leave a Comment