Futboll Seria A

Ndeshja ndaj Lazios, Berlusconi: Nuk ishte keq, duhet të luajmë me dy sulmues!!!

Ish presidenti i Milanit Silvio Berluskoni thotë se duke luajtur me një sulmues është “defekti” aktual i Milanit.

Manjati i medias shiti kuqezinjtë në prill pas 30 vjetësh në krye, dhe ka këmbëngulur gjithmonë për formacionin me dy sulmues.

Ndërkohë që trajnerët shpesh i kundërshtojnë kërkesat e tij ose thjesht luajnë një formacion që duket se ka dy sulmues, ish-kryeministri është këmbëngulës për këtë formacion, i cili sipas tij i ka sjellë sukses duke e bërë Presidentin më të suksesshëm të të gjitha kohërave.

“Pashë ndeshjen kundër Lazios mbrëmë, nuk ishte keq,” tha Berlusconi në Radio.

“Formacioni që fituam për 30 vjet, ishte me dy sulmues, unë ende mendoj se një sulmues i vetëm është defekt i Milanit.

“E thashë këtë, por nuk u dëgjua”, përfundoi Berlusconi. /Alpenews.al/

Related posts

Napoli interesohet për mbrojtësin e Real Madridit

Sadik.Autor

Trajneri i ri befason Arsenalin me transferin nga Serie A

Sadik.Autor

“KARRIERA E BUFFON ËSHTË PËR T’U ADMIRUAR”/ Legjenda Casillas: Argëtohet në fushë edhe 42-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment