Futboll

Juventus rinovon kontratat me dy super lojtarët

Juventusi pritet t’iu ofrojë kontrata të reja dy supermbrojtësve të saj, Giorgio Chiellinit dhe Andrea Barzaglit, në ditët në vazhdim.

Të dy mbrojtësit veteranë do të mbesin pa kontrata në fund të këtij sezoni, por “Zonja e vjetër” është e gatshme t’i mbajë ata ende në klub.

Sipas “Gazzetta dello sport”, Chiellinit do t’i ofrohet ta zgjasë kontratën për edhe një vit me opsion për ta zgjatur edhe për një vit tjetër.

Ndërkohë, Barzaglit, do t’i zgjatet kontrata deri në qershor të vitit 2019.

“Do t’i rinovojmë kontratat shumë shpejt”, ka thënë Chiellini.

“Nuk do të këtë befasi, çdo gjë do të ndodhë pa probleme në muajt e ardhshëm”, ka shtuar ai.

 

Related posts

E BUJSHME/ Goditi arbitrin dhe ia mbathi nga dritarja e banjos, vetëdorëzohet lojtari i Mirditës

Delo.autor

NUK KA VETËM NË SHQIPËRI FUSHA PATATESH/ Presidenti i Valladolid i kërkon ndjesë Barcelonës

Isa.Autor

Shpresat për kualifikim/ PANUCCI jep parashikimin: Grup i hapur, ia dalim po të jemi të…

Isa.Autor

Leave a Comment