Futboll Sport

PAS DE LIGT DHE DE JONG/ Ajax mund të humbasë një tjetër talent

Nuk mjaftojnë largimet e De Jong dhe De Ligt, pasi Ajaxi këtë verë mund të humbasë një tjetër talent. Bëhet fjalë për David Neres, për të cilin Drejtori Sportiv i klubit, Overmars pranoi se ka një ofertë të rëndësishme, por pa e zbuluar emrin e ekipit.

Ai theksoi se klubi dëshiron ta mbajë sulmuesin brazilian, i cili për meritë të trajnerit shpërtheu sezonin e kaluar, duke fituar edhe një vend në Seleçao.

Largimi i Neres do të ishte një goditje e madhe për kampionët e Holandës dhe javën e ardhshme pritet të jetë gjithçka më e qartë lidhur me të ardhmen e 22-vjeçarit.

Related posts

Spanja i përulet Callejon, theu rekordin e Luis Suarez

Q.Autor

NEYMAR VAZHDON TË JETË PRIORITET PËR BARCELONË/ Ja problemi i vetëm për ta transferuar presidenti Bartomeu

Delo.autor

Zhbllokohet supersfida: Kutrone kalon në avantazh Milanin

Q.Autor

Leave a Comment