Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E SHKODRANIT NË DILEMË/ Roma rikthen vëmendjen për Hysajn, napoletanët kërkojnë…

Elseid Hysaj është rikthyer sërish në vëmendjen e Romës, me kryeqytetasit që tashmë kërkojnë të konkretizojnë transferimin e futbollistit shqiptar.

Kapiteni i kombëtares vlerësohet rreth 20 milionë euro nga Napoli, shifër e cila konsiderohet e lartë sipas Romës.

Por, verdhekuqtë po planifikojnë të sigurojnë të ardhurat nga shitja kapitenit Florenzi, i cili mund të sjellë deri në 30 milionë euro në arkat e klubit.

Në këtë mënyrë, kalimi i Hysajt në Romë do të ishte çështje kohe, ndërkohë që e ardhmja e 25-vjeçarit u lidh kohët e fundit edhe me klube si Juventus, Atletico Madrid apo Tottenham.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Trajneri italian “konfirmohet” te Kukësi, tani pritet vetëm… zyrtarizimi

Delo.autor

KRIM MAKABËR/ Boksieri dhunon për vdekje të dashurën 5 muajshe shtatzënë (FOTO)

Delo.autor

ANALIZA/ Barcelona-Real Madrid: E ardhmja e “El Clasicos” në duart e të rinjve

Delo.autor

Leave a Comment