Futboll Sport

NË RAST KUALIFIKIMI NË CHAMPIONS/ Ja shifra që përfiton Partizani nga UEFA

Sot në orën 19:00 Qarabagu pret skuadrën e Partizanit në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë eliminator në Champions League.

Por “Demat e Kuq” do të provojnë të surprizojnë ditën e nesërme, pas barazimit 0-0 në “Selman Stërmasi”.

Nëse kualifikohen, në tyrin e dytë të Championsit të kuqtë arkëtojnë 380 mijë euro shtesë, përkundrejt 260 mijë eurove që të ofron Liga e Europës në turin e dytë.

Me kalimin e Qarabagut, në rastin më të keq kampionët e Shqipërisë arrijnë të përfitojnë edhe 280 mijë euro duke kaluar në turin e tretë të Ligës së Europës.

Takimi do të luhet në stadiumin “Dallga Arena” në Baku.

Related posts

Zbardhen protestat, Modriç i ankohet asistentit të arbitrit argjentinas: Penalltia nuk ishte…

Isa.Autor

PAS 6 MINUTASH LOJË/ Shikoni super golin e Dybalas që shënon ndaj Frosinones (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Dynamo Kyiv-Barcelona. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment