Futboll Sport

INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP/ Bayern Munich i jep leksion “Los Blancos” (VIDEO)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në SHBA u zhvillua ndeshja, në kuadër të International Champions Cup midis Real Madrid dhe Bayern Munich.

Kjo ndeshje u fitua nga ekipi gjerman me rezultatin 3-1

Epërsinë e pjesës së parë, pas golit të Toliso (15’), bavarezët e thelluan në fraksionin e dytë.

Lewandoswki (67’) dhe Gnabi (69’) i çuan shifrat në 3-0, ndërkohë që madrilenët golin e “nderit” e realizuan me anë të brazilianit Rodrigo (84’).

Në këtë ndeshje, trajneri i Bayernit, Niko Kovaç aktivizoi 20 futbollistë, ndërsa tekniku i Realit Zinedin Zidan, përdori gjatë 90 minutave 22 lojtarë.

Si për Bayern Mynih, por edhe për Real Madridin, ky takim ishte edhe premiera “zyrtare” e të dy ekipeve, për sezonin e ri të Bundesligës dhe La Ligas, që priten të nisin muajin e ardhshëm.

Related posts

Zyrtare: Rafinha lojtar i Interit

Q.Autor

MADHËSHTORE/ Atmosfera e festave mbërrin në shtëpinë e CR7, e DASHURA e tij QENKA…(FOTO)

Isa.Autor

BARAZIM NË “PAQE”/ Chelsea shmang turpin në fund, kundër WBA-së luan vetëm 45 minuta

Delo.autor

Leave a Comment