Futboll Sport

FAULLI SKANDALOZ NË MIQËSORE/ Klopp: Nëse flas, nuk shkoj më me pushime në Spanjë

Miqësorja e luajtur në Amerikë mes Sevilla e Liverpool ka përfunduar në qendër të vëmendjes jo aq për shkak se The Reds humbën, sesa për faktin se mbrojtësi Yasser Larouci pësoi një dëmtim serioz pas një ndërhyrjeje të frikshme nga Joris Gnagnon i Sevillas.

Në mënyrë absurde, Gnagnon goditi nga pas Laroucin, që po shkonte drejt zonës kundërshtare, edhe pse ishte shumë larg topit, çka tregon se ndërhyri qëllimisht për të dëmtuar kundërshtarin.

Pas ndeshjes trajneri i Liverpool Jurgen Klopp u mundua të mos krijonte polemika, por praktikisht e tha qartë çfarë mendonte:

“Është tepër herët për të krijuar tituj të bujshëm, sezoni sapo ka nisur, ndaj nuk është mirë të them atë që mendoj për situatën.

“Duket se Larouci pati fat, nuk ka dëmtim të rëndë, por le të presim e të shohim. Mori një goditje të fortë, është dëmtuar në fytyrë dhe nuk ishte një veprim i këndshëm nga lojtari i Sevillas.

“Në përgjithësi, nuk i kam qejf ndeshjet tepër agresive. Ndërhyrjet duhen bërë vetëm për top, ka rregulla.

Nuk dua të them asgjë për ndeshjen, sepse përndryshe do nisin titujt bombastikë. Dua të shkoj sërish në Spanjë me pushime”.

Ndërkaq, kapiteni i Liverpool, James Milner, u tregua më i drejtpërdrejtë:

“A ishte e tepërt ajo që ndodhi? Mendoj se po, u kalua caku. Ishte një ndërhyrje e turpshme, sidomos për një miqësore, ku zakonisht nuk merren kartonë të kuq”.

Related posts

“NUK E MBAJNË NERVAT CR7″/ Ronaldo acarohet keq me tifozin që e kapi nga… (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Benzema ndëshkon Ajaxin me eskperiencën e madhe që zotëron (VIDEO)

Delo.autor

MUNGUAN NJË VIT NË TRIBUNA PREJ COVID-19/ Rikthehen tifozët në Angli, mbushen shkallët e stadiumit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment