Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PREZANTON KËPUCËT E REJA TË FUTBOLLIT/ Rashica vendos flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë (VIDEO)

Milot Rashica i ka prezantuar këpucët e reja sportive, në të cilat e ka vendosur flamurin e Kosovës dhe atë kombëtar shqiptar. Ylli kosovar synon një tjetër sezon të suksesshëm me Werder Bremenin dhe me “Dardanët”

Milot Rashica nuk e harron atdheun e tij dhe shqiptarët kudo që shkon.

Ylli kosovar së fundmi e ka postuar një video në rrjetin social Instagram, ku i ka prezantuar këpucët e reja të futbollit, të firmës Nike.

Ndër të tjera, në këpucët me ngjyrë të kaltër, vushtrriasi e ka vendosur edhe flamurin e Kosovës dhe flamurin kombëtar shqiptar.

Ndër të tjera, në videon e postuar në Instastory, Rashica i ka vendosur edhe tri figura të flakës, duke paralajmëruar një tjetër sezon të zjarrtë me Werder Bremenin dhe me Kombëtaren e Kosovës.

Gjithashtu, nuk mungojnë as inicialet e emrit dhe mbiemrit, por edhe të numrit të preferuar të fanellës, “MR7”

Rashica e kaloi një sezon fantastik, sidomos që nga fillimi i vitit 2019, ku ishte i papërmbajtshëm.

Related posts

Gattuso i zhgënjyer: U treguam PULA te goli, nuk është vetëm faji i Donnarummës

Isa.Autor

KRIZË EKONOMIKE TEK MANCHESTER UNITED/ Familja Glejzers nxjerr në shitje një pjesë të aksioneve të klubit

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Kukësi: Nis pjesa e dytë, të dy ekipet në kërkim të golit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment