Futboll Seria A

Gattuso i jep tjetër ‘fytyrë’ Milanit, kuqezinjtë nuk varen më nga Suso!

Në qoftë se më pare Milani ishte i varur nga Suso, tani me Gattuson në stol kjo nuk ndodh, në sajë të punës së Rinos, në fakt, shumë lojtarë kuqezinj janë rritur dhe kanë përmirësuar performancën e tyre në këtë fushë, në mënyrë që Spanjolli nuk e është i vetmi burim i lojës për formacionin e Milanit. Në këtë moment, për shembull, Giacomo Bonaventura dhe Hakan Calhanoglu po japin cilësi dhe paparashikueshmëri në manovrën sulmuese të Djallit, transmeton Alpenews.

Rritja e këtyre lojtarëve është sigurisht shumë pozitive për Milanin, sepse Suso nuk po kalon një formë të mirë. Raportet e Tuttosport këtë mëngjes, duke shpjeguar se ish ylli i Liverpool ka rënë në krahasim me javët e para të kampionatit. Tek Milan, janë të gjithë të bindur se ky është vetëm një moment kalimtar për shkak të faktit se spanjolli luan shumë dhe për këtë arsye ‘pauzë’ është normale. Pavarësisht kësaj, numri 8 i Milanit ka kaq shumë cilësi dhe imagjinatë që në çdo moment mund të shpikë diçka, sic ndihmoi  Cutronen të mërkurën mbrëma kundër Lazio pas 70 minutash negative.

Pjesa e dytë e sezonit është shumë e rëndësishme për Suson, i cili pretendon të thirret në Kupën e Botës me Spanjën, dhe domosdoshmërisht duhen paraqitje fantastike, për ta arritur këtë, pasi konkurenca është tepër e madhe. /Alpenews.al/

Related posts

LIVERPOOL-LEICESTER CITY/ Leicester barzon rezultatin, shënon Maguire

Delo.autor

Punë e kryer! Liverpool vjen me transferim të “çmendur” nga Barcelona

Sadik.Autor

SUPERSFIDA/ MESSI, “vrasësi” i Valencias dhe “mbreti” autentik i “Mestallas”

Isa.Autor

Leave a Comment